Latifi: Haradinajt nuk ka kush ia kalon për burrni, aq më pak disa mjeranë të Drenicës

Aktuale

Latifi: Haradinajt nuk ka kush ia kalon për burrni, aq më pak disa mjeranë të Drenicës

Nga: A.Morina Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 21:49
Daut Haradinaj

Profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar pas veprimit të Daut Haradinaj në Kuvend, i cili u ngrit dhe kërkoi përfshirjen e projekteve të komunës së Skenderajt në buxhetin 2021.

Latifi e vlerësoi shumë veprimin e Haradinajt dhe tha disa fjalë për 'mjeranë' të Drenicës.

"Ne mund të mos pajtohemi me mënyrën se si Haradinajt bëjnë politikë, por për burrni s'ua kalon kush. Aq më pak disa mjeranë që Drenicën e kujtojnë veç kur vjen koha me marrë vota", shkroi Latifi në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Sot, kur po votohej Buxheti i Kosovës, u desht të ngrihej Daut Haradinaj për t'ua kujtuar deputetëve se duhet përfshirë në buxhet edhe projektet për komunën e Skenderajt, të cilat mungonin. Ne mund të mos pajtohemi me mënyrën se si Haradinajt bëjnë politikë, por për burrni s'ua kalon kush. Aq më pak disa mjeranë që Drenicën e kujtojnë veç kur vjen koha me marrë vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat