Faton Abdullahu tregon pse aderoi në PDK dhe jo partitë e tjera

Aktuale

Faton Abdullahu tregon pse aderoi në PDK dhe jo partitë e tjera

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 09:05
Faton Abdullahu

Faton Abdullahu, analisti i cili sot ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, ka folur në “Prime Time” për arsyen që vendosi të futet në PDK.

Ai ka thënë se duke qenë fëmija i një personi të burgosuri politik, qëndrimet e tij kanë qenë më të përafërta me PDK-në.

“Duke qenë fëmija i një personi të burgosur politik, babait tim ndjesë pastë Rexhep Abdullahu, ADN-ja ime politike dhe ADN-ja atdhetare e familjes sime shkon më shumë tek kjo parti. Në asnjë mënyrë kjo nuk duhet të kuptohet se nëse është kështu nuk bën të shkoj në asnjë parti tjetër...”, ka thënë Abdullahu.

Ai ka thënë se kushdo që e ka përcjellur tash e një vit nëpër studio televizive, nuk e sheh si befasi aderimin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat