Bedri Nika: LDK do të rezistojë

Aktuale

Bedri Nika: LDK do të rezistojë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:03
Bedri Nika dhe Avdullah Hoti

Kryetari i degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika, ka reaguar pas kritikave, që kohëve të fundit po merr partia e tij, duke thënë se para dhe pas epokës së Rugovës, nuk mbahet mend që të jetë sulmuar ndokush më shumë sesa LDK-ja.

“Historia do ju mbaj mend e koha do ju gjykoj. Por, LDK do të rezistoj. LDK do të i thyej krejt matematikat dhe kalkulimet e mjera të tëgjithë atyre, pa dallim, të cilët po tentojnë ta sundojnë dhe ta shuajnë nga faqja e dheut”, ka shkruar ndër tjera Nika në Facebook.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, kanë nisur kritikat ndaj LDK-së. Por, pavarësisht kësaj, Nika thotë se LDK do të rezistojë.

Shkrimi i plotë:

Në historinë e demokracisë dhe pluralizmit politike (të ndërtuar nga vet LDK-ja) në Kosovë, para dhe pas epokës së Rugovës, para dhe pas luftës, para dhe pas pavarësisë, nuk mbahet mend që të jetë sulmuar ndokush me shumë si nga brenda ashtu edhe jashtë, sesa Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pasi partitë opozitare kanë mbyllur fushatën kundër Administratës Trump dhe State Departament, tashmë kanë intensifikuar propagandën kundër LDK-së.

Sulmet dhe propagandat e tilla mediatike, janë mesazhi me i keq që mund të i dërgohen një parti politike e cila ka marrëse e përgjegjësisë dhe detyrave me të vështira për vendin.

Për të gjithë Ju, mesazhi në vazhdim – historia do ju mbaj mend e koha do ju gjykoj. Por, LDK do të rezistoj. LDK do të i thyej krejt matematikat dhe kalkulimet e mjera të tëgjithë atyre, pa dallim, të cilët po tentojnë ta sundojnë dhe ta shuajnë nga faqja e dheut.

Ju edhe mund të mendoni që LDK nuk ka ende kandidaturë për kryeministër, fakt ky, por të jeni të bindur që LDK-ja do të ketë Kryeministër – pas këtyre zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat