Ish-mjeku i UÇK-së nuk i kushton rëndësi ‘60 deputetëve’ të VV-së – “Njerëzit nuk zgjedhen për ballafaqime fizike, por ...!”

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së nuk i kushton rëndësi ‘60 deputetëve’ të VV-së – “Njerëzit nuk zgjedhen për ballafaqime fizike, por ...!”

Nga: A.Morina Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 12:06
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk është e rëndësishme nëse Lëvizjes Vetëvendosje i bëhen 70 deputetë.

Loshi thotë se votat e qytetarëve duhet të bazohen në program të subjekteve politike dhe në besimin e kandidatëve për deputetë.

"Aspirata dhe objektivi i Vetëvendosjes për të marrë sa më shumë deputetë në parlament është legjitim. Fjalët monizëm, diktaturë, autokraci që hedhën në publik për ta frikësuar atë, a për t’ia ndërruar mendjen para se t’votojë, nuk kanë bazë logjike për jetën në demokraci", deklaroi Loshi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Nuk është me rëndësi a i bëhen Vetëvendosjes 60, apo 70 deputetë. E rëndësishme është që secila votë të jetë e bazuar në programin e partive politike dhe në besimin që rrezatojnë kandidatët për deputetë. Njerëzit që zgjedhen nuk kanë me u ballafaqu fizikisht me grupet tjera politike, por kanë me udhëheq me vendin. Mirëpo, është e drejtë e qytetarit që gjithashtu, qeverisjet e kqija t’i denojë me votë. Aspirata dhe objektivi i Vetëvendosjes për të marrë sa më shumë deputetë në parlament është legjitim. Fjalët monizëm, diktaturë, autokraci që hedhën në publik për ta frikësuar atë, a për t’ia ndërruar mendjen para se t’votojë, nuk kanë bazë logjike për jetën në demokraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat