Nuk ndalet Vjosa Osmani, ia merr edhe dy anëtarë partisë së Isa Mustafës - ja emrat

Aktuale

Nuk ndalet Vjosa Osmani, ia merr edhe dy anëtarë partisë së Isa Mustafës - ja emrat

Nga: N. H Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:56
Vjosa Osmani

Edhe dy zyrtarë të Lidhjes Demokratike e Kosovës nga dega e LDK-së në Malishevë, iu janë bashkuar Vjosa Osmanit që ka paralajmëruar se në zgjedhjet e reja do të garojë me një iniciativë qytetare.

Ky lajm është konfirmuar nga një postim, që asambleisti i LDK-së në Malishevë, Arlind Morina, e ka bërë në Facebook.

Ai ka shkruar se janë, “Fuqishëm në përkrahje të Vjosës!”.

Image

Në foto shihet asambleisti nga LDK-ja, Arlind Morina, këshilltari i u.d presidentes, Valon Krasniqi, Vjosa Osmani, dhe Rrahim Morina, ky i fundit kryesues i Kuvendit Komunal në Malishevë.

Kryetarja e Kuvendit, dhe ish-nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani që në këto zgjedhje ka bërë të ditur se do të garojë me një iniciativë qytetare pas përjashtimit nga partia e Isa Mustafës, po vazhdon qëllimin e saj, e që po del të jetë dëmtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet që pritet të mbahen brenda pak ditëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat