Flet Gent Cakaj pas dorëheqjes, tregon se a do t’i bashkohet PDK-së

Aktuale

Flet Gent Cakaj pas dorëheqjes, tregon se a do t’i bashkohet PDK-së

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:10
Gent Cakaj

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, duke folur për dorëheqjen që ka dhënë nga ky post, ka thënë se nuk do të përfshihet në asnjë nga partitë ë politike në Kosovë.

Në Kanal10, Cakaj ka shtuar se tani për tani do të përqendrohet vetëm në mbylljen e pozitës së tij si ministër i MPJ-së së Shqipërisë.

“S’planifikoj të bëhem pjesë e asnjë partie nuk do të garoj në zgjedhjet e ardhshme. Përderisa unë do të mbetem në politikë dhe nuk e di ende saktësisht si, a do ta vazhdoj në shoqëri civile apo zë i pavarur. Unë mendjen e kam te mbyllja e një tranzicioni sa më të lehtë në Ministrinë e Jashtme. Në periudhën afatmesme as afatgjatë nuk do t’i bashkohem asnjë partie politike në Kosovë. Këtë duhet ta sqarojë koha sepse unë ende po ushtroj detyrën e ministrit të Jashtëm”, ka shtuar ai.

“Jam munduar të kursehem prej të gjitha komenteve dhe nuk mund të them se cila do të ishte zgjedhja ime e parë ose e dytë, por ju bëj thirrje të gjithëve mos ta përdorin emrin tim. Do të ishte e shëndetshme që nga anash të reflektoj sesa të marrë anë. Gjithçka do të merr trajtë me kohën por unë nuk do të jem pjesë e politikës në Kosovë”, është shprehur ai./Blic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat