Hoxhaj drejtë Tiranës për të marr ‘amanetin’ e Ramës, bëhet e ditur afërsia e Cakajt me Baton Haxhiun

Aktuale

Hoxhaj drejtë Tiranës për të marr ‘amanetin’ e Ramës, bëhet e ditur afërsia e Cakajt me Baton Haxhiun

Nga: H.O. Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 07:41
Gent Cakaj/ Baton Haxhiu

Enver Hoxhaj kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, sot do të jetë në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në njoftimin për media thuhet se ai do të takoj Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësuesit e opozitës.

Kjo vizitë e Hoxhajt vjen vetëm një ditë pasi dha dorëheqje, Ministri i Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj.

Për këtë të fundit dje u tha se mund të jetë kryetari i ardhshëm i PDK-së, andaj kjo vizitë e Hoxhajt pikërisht në këtë kohë nuk është diҫka e habitshme.

Ndryshe, Gent Cakaj është vlerësuar si një ndërmjetës i Edi Ramës dhe Baton Haxhiut, njerëzve shumë të afërt të Hashim Thaҫit. Andaj me hyrjen e Cakajt në PDK, shpjegohet e gjithë afërsia e këtyre personave.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kandidat për të qenë sërish kryeministër kishte akuza të rënda për Gent Cakajn, Baton Haxhiun e Edi Ramën.

“Ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit ndërmjetësues është Baton Haxhiu, i cili dikur ishte ndërmjetësues mes Mahmut Bakallit dhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror Ivica Stanishiç. Ky person ka një fuqi edhe mbi kryeministrin e Shqipërisë, e të them të drejtën nuk e di pse. Më është dukur enigmë, por kur një enigmë zgjatet shumë bëhet mister. Ky person kaq i urryer në Kosovë të ketë ndikim kaq të madh në Kosovë, që të vinte puna që nëpërmjet Kosovës të kishte ndikim Beogradi në Tiranë, këtë kurrë se kisha menduar”, ishte shprehur Kurti.

Ndërkaq i pyetur për Cakajn, Kurti është përgjigjur:”Ne e kemi shpjeguar me një komunikatë qëndrimin mbi një ish-anëtarin e partisë sonë. Ai nuk është ministër as i Kosovës ai i Shqipërisë, as ministër i Edi Ramës. Ai është ministër i Baton Haxhiut. Problem nuk është Gent Cakaj, por Baton Haxhiu, për qeverisjen problem është Ivica Stanishiç pjesë e shërbimeve sekrete të Beogradit”./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat