AAK e vetme në zgjedhje

Aktuale

AAK e vetme në zgjedhje

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 10:34
Xhafer Gashi

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Xhafer Gashi ka thënë se AAK-ja nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me as një parti dhe se do të futet e vetme në zgjedhje.

Gashi, në një intervistë, ka thënë se qëndrimi i Këshillit Drejtues është që AAK të garojë e vetme në zgjedhje.

Gashi: AAK-ja nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor

"Po tash mbetet të shihet verdikti i Gjykatës, verdikti përfundimtar dhe besoj që subjektet janë përgatitë që të shkojnë në zgjedhje. Aktualisht qëndrimi i këshillit drejtues të AAK-së është që të rrugëtoj vet, Aleanca pas zgjedhjeve do të shohim pastaj se si do të zhvillohet.. jo (nuk do të ketë koalicion parazgjedhor)”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka nxjerrë kryetarin e saj, Ramush Haradinaj si kandidat për president pasi që e kanë vlerësuar të denjë për atë pozitë, duke vlerësuar edhe të kaluarën e tij.

Gashi: Kandidati ynë, i denjë për postin e presidentit

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë rast kryesia e Këshillit Drejtues e ka nxjerrë një propozim, kandidat që ne e vlerësojmë që është i denjë për të udhëhequr me vendin dhe duke e llogaritur edhe të kaluarën e tij dhe njëherë për njëherë subjektet e tjera nuk kanë ofruar një kandidat”, deklaroi Gashi.

Ndryshe kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, duke e shpallur të njëjtën si të pavlefshme ndërkohë që ajo ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat