Lajmi i fundit për takimin e Kryesisë së LDK-së, ja në sa ora mbahet

Aktuale

Lajmi i fundit për takimin e Kryesisë së LDK-së, ja në sa ora mbahet

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:16
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga ora 14:00 pritet ta mbledh Kryesinë e partisë.

Kështu kanë konfirmuar burime nga kjo parti politike.

Në këtë mbledhje pritet që të diskutohet për emrin e kandidatit për kryeministër, si dhe për emrat e kandidatëve për deputet, gjegjësisht për listën zgjedhore.

“Sot, Kryesia mund të vendos edhe për emrin e kandidatit për kryeminstëer”, tha ky burim.

Ndryshe, edhe nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri ka konfirmuar se sot Kryesia e LDK-së do të vendos në mbledhje emrin e kandidatit për kryeministër.

Gazeta Blic dje ka raportuar se gjasat më të mëdha për t’u nominuar si kandidat për kryeministër i ka kryeministri actual, Avdullah Hoti.

Sipas burimeve, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e konsideron Hotin si njeriun më të duhur për kandidaturën e kësaj partie.

Ndërkohë, në opinion po qarkullojnë si emra edhe ai i Kujtim Shalës, Lutfi Hazirit e Lumir Abdixhikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat