Veprimtari i LDK-së si kurrë më parë i ashpër me Vjosa Osmanin, i publikon edhe një video

Aktuale

Veprimtari i LDK-së si kurrë më parë i ashpër me Vjosa Osmanin, i publikon edhe një video

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:29
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhevat Rexhaj, përmes një postimi në Facebook ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetares në detyrë të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Rexhaj shkruan se në 40 vitet e tij si aktivist nuk ka gjetur një personazh të tillë, me aq pafytyrësi, sikurse Vjosa Osmani.

Ai ka publikuar pamje nga seanca ku po diskutohej për buxhetin e vitit 2017, e ku shihet Osmani duke replikuar me deputetët e Vetëvendosjes.

“Ju jeni brumë i njëjtë me PDK-në. Shiko sa deputetë të PDK-së ke për rreth, shiko se sa LPK-ist ke për rreth. dhe do ta marrësh përgjigjen se pse unë dhe Lumiri nuk do të vijmë kurrë në Vetëvendosje”, kishte deklaruar Osmani.

Ja shkrimi i Rexhajt:

Si njeri e si veprimtar i vogël në LDK e në parti zvicerane gjithashtu, këto 40 vite nuk kam gjetë një personazh të tillë me aq pafytyrësi.

Me duhet te them se, kush ka pak njohuri ne rrjedhat politike e kupton sa e pistë mundë të jetë karriera politike ne te dy gjinitë, duke ua gërdite edhe të rinjve politiken...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat