Nëse Kujtim Shala nuk pranon kandidaturën, ja emri që do ta zëvendësojë! Veprimtari zbulon edhe një sondazh: Ja kush po preferohet

Aktuale

Nëse Kujtim Shala nuk pranon kandidaturën, ja emri që do ta zëvendësojë! Veprimtari zbulon edhe një sondazh: Ja kush po preferohet

Nga: N. H Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:51
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga ora 14:00 pritet ta mbledh Kryesinë e partisë.

Kështu kanë konfirmuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton “Bota sot”.

Në këtë mbledhje pritet që të diskutohet për emrin e kandidatit për kryeministër, si dhe për emrat e kandidatëve për deputet, gjegjësisht për listën zgjedhore.

Publicisti Istogas Xhevat Rexhaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka realizuar një anketë, nga e cila ka nxjerrë një rezultat se Kujtim Shala është i preferuari për t’u zgjedhur si kandidat i LDK-së për kryeministër.

Ndërsa, shkruan se në rast se Kujtim Shala nuk e pranon kandidimin, atëherë sipas tij, momentumi është për Arben Gashin.

Ja shkrimi i tij:

Unë dhe sipas një ankete që kam bërë para një javë edhe shumë të tjerë, për kandidatin për kryeministër nga LDK rezultati ishte kështu: Kujtim Shala 68%, pastaj me radhë si të preferuar ishin Anton Quni, Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku e Arben Gashi.

E tash sipas mendjes time, sikur mos të pranonte, apo mos kandidimi i z. Kujtim Shala më sjell te varianti qe kam, për mu pas tij për këto rrethana e momentum ashte Arben Gashi!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat