Hoxhaj në takim me Ilir Metën: PDK do të udhëheqë Qeverinë për ta ndalur degradimin dhe rrezikun për zhbërjen e shtetit

Aktuale

Hoxhaj në takim me Ilir Metën: PDK do të udhëheqë Qeverinë për ta ndalur degradimin dhe rrezikun për zhbërjen e shtetit

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:05
Pamje nga takimi

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, janë pritur në takim nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Në takim me presidentin Ilir Meta, krerët e PDK-së kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e rajon si dhe për sfidat e vitit 2020 në përballje me pandeminë dhe ekonominë.

Presidenti Meta uroi kryetarin në detyrë të PDK-së për kandidimin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës dhe e siguroi për mbështetjen e gjithanshme të Shqipërisë për Kosovë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj e ka falënderuar presidentin shqiptar për mbështetjen e përhershme për Kosovën, ndërsa ka theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit për unifikimin e qëndrimeve kombëtare në përballje me rreziqet dhe sfidat e rimëkëmbjes politike e ekonomike të shqiptarëve.

"PDK duhet të udhëheqë me qeverinë e ardhshme, për ta ndalur degradimin e qeverisjes dhe kërcënimet që përbëjnë rrezik për zhbërjen e shtetit të Kosovës", tha Hoxhaj.

Kreu i PDK po ashtu tha se viti 2021 duhet të jetë viti i rimëkëmbjes ekonomike e politike për shqiptarët, për ta forcuar bashkëpunimin dhe për tu marrë me sfidat e mëdha shëndetësore e ekonomike që kanë goditur Kosovën, Shqipërinë dhe mbarë botën më 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat