Shpend Ahmeti, pjesë e iniciativës së Vjosa Osmanit?

Aktuale

Shpend Ahmeti, pjesë e iniciativës së Vjosa Osmanit?

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:35
Vjosa Osmani dhe Shpend Ahmeti

Vjosa Osmani ende nuk i ka zbuluar emrat që do t’i ketë në listën e saj zgjedhore që do të garojë në koalicion me Vetëvendosjen.

Mirëpo, Osmani tani më shumë se kurrë është duke u takuar me disa emra, nga të cilët po gjen përkrahje dhe mund të jenë pjesë e iniciativës.

Syri përmes burime të afërta me Osmanin merr vesh se kjo e fundit ka pasur takime dhe negociata me Shpend Ahmetin, që ai të jetë përkrah saj.

Sipas këtij burimi, Ahmeti i ka dhënë mbështetje Osmanit, por, ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse do të jetë apo jo në krah të saj. Kjo për shkak se, dikur Ahmeti braktisi LVV-në,  për ta drejtuar një parti siç është ajo e PSD-së.

Përplasjen që ka Ahmeti me Kurtin, po bën që Vjosa Osamani mos ta ketë të lehtë ta bind të parin e Prishtinës, që t’i bashkohet asaj.

Gjithashtu, gjatë ditës u raportua se Korab Sejdiu një tjetër emër është që po përplas Osmanin e Kurtin se kush ta marr nën ombrellën e tyre. Në fakt, burimet e njëjta bëjnë me dije se Osmani ka pasur një ofertë për Sejdiun dhe se ai ende nuk i ka kthyer një përgjigje përfundimtare.

Shumë emra janë duke u folur që do i bashkohen Vjosa Osmanit, por, deri më tani e gjitha që dihet është se disa nëndegë dhe asamblistë të LDK-së, ia janë bashkuar asaj.

Media para disa dite ka raportuar se pjesë e iniciativës së Osamnit do të jetë edhe analisti, Behlul Beqaj dhe ish-rektori Ramdan Zejnullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat