Haliti reagon për vrasjen e katërfishtë: Nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar dhimbjen

Aktuale

Haliti reagon për vrasjen e katërfishtë: Nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar dhimbjen

Nga: A.M. Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 22:01
Sokol Haliti

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka reaguar pas rastit të tragjikë që ka ndodhur në Pozheran të Vitisë.

Në reagimin e Haliti thuhet se nuk gjenden fjalë për ta përshkruar dhimbjen që solli lajmi i orëve të mbrëmjes në Pozheran.

Po ashtu, Haliti ka shprehur ngushëllime familjarëve të familjes Zuka.

“Institucionet komunale të prekura thellë me ngjarjen tragjike në Pozheran.

Rast i rëndë. Nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar dhimbjen që na e solli lajmi i orëve të mbrëmjes në Pozheran, mbi tragjedinë familjare të familjes Zuka. Shuarja e 4 qytetarëve tanë që gjetën vdekjen në këtë tragjedi,  brenda shtëpisë së tyre, na ka prekur thellë. Ngjarjet e tilla tragjike, kur shuhet një familje e tërë, janë tepër të dhimbshme, si për qytetarët poashtu edhe për Institucionet komunale.  Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e të afërmit e familjes Zuka dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emër të Institucioneve komunale të Vitisë dhe qytetarëve të kësaj komune”, thuhet në reagimin e Halitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat