Konjufca: Isa Mustafa është intrigant, i përshtatet më së miri

Aktuale

Konjufca: Isa Mustafa është intrigant, i përshtatet më së miri

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 00:33
Glauk Konjufca

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca e ka quajtur kreun e LDK-së, Isa Musafën intrigant.

Konjufca në DPT te Fidani në T7 tha se metoda e veprimit të Mustafës në politikë është intriga.

“Unë menoj që Isa Mustafa në politikë e meriton epitetin e…, unë menoj që është intrigant, i përshtatet më së miri. Metoda e veprimit të tij politik është intriga. Një politikan i cili aq është i preokupuar me uzurpimin e pushtetit sa që nuk i sheh hallet e qytetarëve. Ai shumë problem e ka, dioptria e tij, syzet e tij politike shohin deri te karriga kë me e vendos, ky nuk më dëgjon, ky është i pabesueshëm, këtë e rrëzojnë, e vendosim Avdullah Hotin, a besoni që Isa Mustafa nuk mendon në këtë botë kurrgjë tjetër. Edhe natën, ëndrrat kur i sheh, sheh këso metoda politike”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat