Ky është biznesmeni që dyshohet se kreu vetëvrasje sot në Prishtinë

Aktuale

Ky është biznesmeni që dyshohet se kreu vetëvrasje sot në Prishtinë

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 10:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një trup i pajetë është gjetur sot në një objekt në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë.

Mediat mësojn se bëhet fjalë për pronarin e kompanisë së udhëtimeve ‘Veneta Travel’, Ilir Beqiri.

Beqiri dyshohet të ketë kryer vetëvrasje pikërisht në objektin e kësaj kompanie në qendër të Prishtinës.

Ndryshe ‘Veneta Travel’ njihet si një prej bizneseve më të frekuentuara sa i përket aranzhimeve turistike.

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat që karakterizon ngjarjen.

Gjatë këtij viti pati numër të madh të vetëvrasjeve, teksa edhe mbrëmë një ngjarje tragjike pati në fshatin Pozhoran, ku kryefamiljari vrau gruan, dy djemtë dhe në fund veten.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat