​Nga policia tregojnë për personin e vetëvrarë në Prishtinë

Aktuale

​Nga policia tregojnë për personin e vetëvrarë në Prishtinë

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person në Prishtinë është vetëvrarë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti derisa ka konfirmuar rastin thotë se aktualisht po bëhen hetimet për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Ndërkohë që bëhet fjalë për pronarin e një biznesi në Prishtinë.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat