“BE-ja ktheu shpinën”/ Rama: Do të dërgojmë vaksina për spitalin Covid të Prishtinës

Aktuale

“BE-ja ktheu shpinën”/ Rama: Do të dërgojmë vaksina për spitalin Covid të Prishtinës

Më: 1 janar 2021 Në ora: 12:28
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria do të dhurojë një sasi të konsiderueshme vaksinash anti-Covid për Kosovën.

“Edhe pse BE ja ktheu shpinën, ne nuk do të lëmë vetëm Kosovën dhe vëllezërit e motrat matanë kufirit për të përballuar sfidën e armikut të padukshëm.

Kam kërkuar që tani që ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë të kontaktojë me homogun e Kosovës dhe ne do të dërgojmë një sasi vaksinash për mjekët e infermierët e spitalit Covid të Prishtinës”, tha Rama.

Në daljen për media, ai bëri të ditur se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksinash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat