E quajti “sherife” Osmanin, analisti shqiptar nga Amerika i reagon deputetit të PDK-së

Aktuale

E quajti “sherife” Osmanin, analisti shqiptar nga Amerika i reagon deputetit të PDK-së

Nga: A.Zh Më: 2 janar 2021 Në ora: 21:24
Vjosa Osmani

Opinionisti shqiptar që jeton në Amerikë Luz Tomaj, ka reaguar ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, i cili e ka quajtur “sherife” kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Tomaj ka thënë se Osmani është drejtuese e shtetit dhe nuk duhet të ofendohet.

Ai ka propozuar që të korrigjohet Rregullorja e Kuvendit dhe të sanksionohet gjuha e papranueshme.

Image
Luz Tomaj

Reagimi i tij i plotë i dërguar në “Bota sot”:

Kamishi dhe sherifja – a duhet të mbrohet diniteti i institicioneve të shtetit

Ditë më parë, lexova, përveç tjerash se si deputeti Bekim Haxhiu, askund tjetër, por në Parlament, e quante Presidenten e shtetit, Kryeparlamentaren – Vjosa Osmanin me emër fyes Sherife! Mendova se a ndodhi kjo në ndonjë teatër, klub të natës a ku tjetër. Edhe ashtu, gjuha në Parlament është bërë frustruese, por kjo e fundit më duket se e arriti kulminacionin.

Të gjithë qytetarët, në baza të bindjeve personale, janë rreshtuar në subjekte të ndryshme politike dhe përveç tjerash, i zgjedhin edhe përfaqësuesit në institucionet shtetërore. Kuptohet, përfaqësuesit veprojnë dhe i mbrojnë interesat e subjektit. Megjithatë, fundja duhet me qenë interesi i popullit. Nga kjo mungesë, vite me radhë, formimi dhe zhvillimi i shtetit po numëron në vend.

Çdo individ është anëtar i mbarë i shoqërisë. Shoqëria – shteti e premton mbrojtjen në përgjithësi, madje, edhe të individit si anëtar. Prandaj, edhe fyerja, ofendimi i tjetrit është ose duhet të sanksionohet me ligje – penale apo kundërvajtje. Antarët e Parlamentit bëjnë pjesë në elitën e pushtetit, si përfaqësues të popullit. Është koha që ta kuptojnë rolin e vet. Debatet në Parlament nuk janë biseda të rrugëve, jo more jo, duhet treguar sadopak kultur ëpolitike.

Personalisht, në mënyrë publike, kam reaguar edhe ndaj kryetarit tim këtu në SHBA. Esenca e reagimeve ka qenë sugjerimi se kur ai flet, flet në emër të shtetit, prandaj edhe kultura e sidomos kultura politike, duhet të vjen në shprehje. Të njëjtën gjë ua sugjeroj edhe shtresave politike të shtetit tim amë.

Zonja Vjosa është Kryeparlamentare. Për momentin, ndonëse U.D, është edhe Kryetare apo Presidente e shtetit. Po e vë anash emrin personal dhe pyetem kush dhe me çfarë të drejte mund ta quajë Presidentin e shtetit, me emër fyes Sherife, dhe thua se nuk ndodhi asgjë!

Mendoj se Parlamenti, medoemos, duhet ta korrigjojë Rregulloren e punës dhe përveç tjerave, të sanksionojë gjuhën e papranueshme në Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat