Publikohet një dokument i rëndësishëm i UÇK-së, në të përmenden emrat e Agim Ramadanit, Sali Çekajt, Anton Qunit

Aktuale

Publikohet një dokument i rëndësishëm i UÇK-së, në të përmenden emrat e Agim Ramadanit, Sali Çekajt, Anton Qunit

Nga: A.M. Më: 3 janar 2021 Në ora: 15:16
Agim Ramadani, Sali Çekajt

Ushtaraku dhe ish Komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake të UÇK-së, Hafir Hoxha, ka publikuar një dokument të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky dokument i përket Isa Agushit i njohur me nofkën “Komandant Dardani”, ndërsa në të figurojnë emrat e pjesëmarrëseve të dy Qendrave Stërvitore Papaj dhe Babinë.

Sipas këtij dokumenti thuhet se kanë marrë pjesë Agim Ramadani, Sali Çekaj, Anton Quni e shumë ushtarak të tjerë.

Postimi i plotë:             

Një dokument nga libri i punës i kolegut, mikut Isa Agushi (Dardani) ku përshkruan pjesëmarrësit e ushtarakëve të dy Qendrave Stërvitore Papaj dhe Babinë për koordinimin e punëve operative pasi në dy qendrat stërviteshim dhe përgatisnim kuadra të reja ushtarake komanduese , ku vëzhgohej kufiri, siguroheshin  kanalet e furnizimit me armë e luftëtarë në të gjitha ZO, u merreshin operacione luftarake me njësitë të përzgjedhura operative.

Në takim edhe heronjtë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe shumë ushtarak të tjerë sot gjeneralë, ministra, etj...

Lista e pjesëmarrësve në takim:

1. Agim Ramadani

2. Bedri Zeqiri

3. Blerim Kuçi

4. Xhevdet Lezi

5. Anton Quni

6. Bekim Arifi

7. Fadil Zejnullahu

8. Hafir Hoxha

9. Xhelal Fetahu

10. Vehbi Krasniqi

11. Faton Gashi

12. Sali Çeku

13. Gëzim Hazrolli

14. Xhafer Gashi

15.Isa Agushi

16. Remzi Mehmeti.

Image
Dokumenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat