Policia gjobit të gjithë myshterinjtë në lokalin e Medës në Prishtinë

Aktuale

Policia gjobit të gjithë myshterinjtë në lokalin e Medës në Prishtinë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 22:45
Meda

Lokali “Shisha Bar Shade”, i cili gjendet në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ka qenë cak i Policisë së Kosovës.

Policia i ka dënuar me gjobë në vlerë prej 35 euro të gjithë klientët që ishin në këtë kafe-bar, i cili është në pronësi të këngëtarit Mehdin Përgjegjaj -Meda.

Mediat kanë mësuar se policia ka shqiptuar gjobë pasi kanë konstatuar se nuk po mbahej distanca e duhur.

Një qyetar i cili ka qenë në këtë lokal tha për media, se policia ka hyrë në lokal rreth orës 18:30 minuta dhe i ka nxjerr një nga një të gjithë personat, duke i dënuar ata.

“Unë isha me një shok. Nuk kam qenë asnjëherë në këtë lokal, por meqë e parkuam veturën të parkungu i madh, pamë që ishte një lokal aty. Pastaj erdhi policia dhe e ndali muzikën. I nxorën të gjithë një nga një nga lokali. I thash a bën ta di pse po më dënoni, me thanë për shkak që nuk e keni mbajtur distancën. I thash ku më patë që nuk po e mbaja distancën, kush e konstatoi këtë, ju ishit te dera dhe unë isha vet i dyti, në tavolinë kishte distancë të mjaftushme. Më thanë mund të ankohësh”, thotë ky person  teksa ka treguar edhe gjobën.

Ai tha se kanë mbetur në lokal mbi një orë, teksa policia po i dënonte te dera një nga një.

“Në disa tavolina është e vërtetë se nuk kishte distancë, por unë isha në qoshe dhe vetëm me një shok në tavolinë. Policia është dashur të merret vetëm me pronarin që e ka lejuar nëse nuk ka pasur distancë, dhe jo të veprojë ashtu në mënyrë banditeske ndaj të gjithë qytetarëve”, thotë tutje ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat