Shpëtim Hajdaraj publikon pikën e aktakuzës ndaj Thaçit dhe Selimit, lidhur me LDK-në

Aktuale

Shpëtim Hajdaraj publikon pikën e aktakuzës ndaj Thaçit dhe Selimit, lidhur me LDK-në

Nga: G.B Më: 4 janar 2021 Në ora: 21:35
Shpëtim Hajdaraj

Shpëtim Hajdaraj, djali i veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, ka publikuar një pikë të aktakuzës ndaj ish presidentit Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimit.

Në këtë pikë përmendet edhe LDK, përcjell Bota sot.

Sipas kësaj pike të publikuar në Facebook nga Hajdaraj, thuhet se në një numër rastesh, përfshirë edhe në fillim të shtatorit 1998 në zonën operative të Dukagjinit, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi ndërmorën hapa për të frikësuar dhe për të vendosur pushtetin e tyre mbi njësitet që kishin lidhje me LDK-në, ndër të cilat edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) të lidhura me qeverinë në mërgim.

Më poshtë mund ta shihni pikën e aktakuzës:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat