Bashkëthemeluesi i “Radio Kosova e Lirë”: Ushtria serbe me gjithë arsenalin na ka gjuajtur me javë e muaj të tërë

Aktuale

Bashkëthemeluesi i “Radio Kosova e Lirë”: Ushtria serbe me gjithë arsenalin na ka gjuajtur me javë e muaj të tërë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 00:06
Martin Çuni

Martin Çuni është një prej bashkëthemeluesve të “Radio Kosova e Lirë”.

Këtë të hënë janë bërë 22 vjet prej nisjes së punës së kësaj radioje, që informonte popullatën shqiptare me lajmet më të reja në vend gjatë periudhës së luftës.

Çuni ka folur ku ka treguar se si ka funksionuar kjo radio.

“Kemi punuar rreth një muaj për përgatitjen teknike të radios. Programet janë bërë më përpara. U përpoqëm ta japim programin për 28 nëntor dhe nuk arritëm. Arritëm ta bënim më 4 janar dhe sot 22 vjet e arritëm ta fillonim punuan”, është shprehur Çuni.

“Vullneti ishte i madh, një përpjekje tepër e madhe e strukturave të ushtrisë… kemi punuar ditë e natë. Emrin ia ka dhënë Shtabi i Përgjithshëm”.

“Ushtria serbe me gjithë arsenalin na ka gjuajtur me javë e muaj të tërë”.

Pavarësisht kësaj ai ka thënë se nuk e kanë lëvizur teknikën nga Maja e Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat