Shkon në 42 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj, 12 prej tyre janë dërguar në QKUK

Aktuale

Shkon në 42 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj, 12 prej tyre janë dërguar në QKUK

Më: 5 janar 2021 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj ka shkuar në 42.

Këtë e ka konfirmuar edhe komandanti i policisë së Ferizajit, Emin Beqiri.

Ai ka treguar se 12 nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim për shkak të lëndimeve më serioze.

“Realisht, numri i të lënduarve ka shkuar në 42, 12 prej tyre janë dërguar në Prishtinë ndërsa pjesa tjetër janë duke u trajtuar në Ferizaj nëpër klinika të ndryshme janë të shpërndarë. Për gjendjen e tyre nuk kemi ende ndonjë informacion të saktë, por informacionet e para thonë se 7-8 prej tyre e kanë të rëndë gjendjen”, tha Beqiri.

Në anën tjetër, nga QKUK  kanë thënë se të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj kanë plagë në vende të ndryshme të trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat