Shpërthimi në Ferizaj, Haradinaj: Lutjet tona janë për të plagosurit

Aktuale

Shpërthimi në Ferizaj, Haradinaj: Lutjet tona janë për të plagosurit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:30
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me shpërthimin e sotëm në qytetin e Ferizajit nga i i cili kanë mbetur 43 persona të lënduar.

Haradinaj në një postim në Facebook është shprehur se ndan shqetësimin me familjarët dhe ka uruar shërim të shpejtë të të lënduarve.

Postimi i plotë

Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit e shpërthimit që ndodhi sot në Ferizaj.
Ndajmë shqetësimin me familjarët dhe ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarëve.
RH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat