Vjosa Osmani e tronditur nga lajmi për shpërthimin e fuqishëm në Ferizaj

Aktuale

Vjosa Osmani e tronditur nga lajmi për shpërthimin e fuqishëm në Ferizaj

Nga: N. H Më: 5 janar 2021 Në ora: 18:32
Vjosa Osmani

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në aksidentin e sotëm në Ferizaj, përcjell “Bota sot”.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është ronditur nga lajmi për shpërthimin e fuqishëm të pasditës në një nga restaurantet në këtë qytet.

Ja shkrimi i saj:

E trishtueshme ngjarja në Ferizaj në këtë fillimvit. E tronditur nga lajmi për shpërthimin e fuqishëm të pasditës në një nga restaurantet në këtë qytet.

Në këto momente lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe jemi pranë familjarëve të tyre.

Duke u lutur që të mos ketë viktima, shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat