LDK me përshëndetje ushtarake pas votimit të kërkesës së dërgimit të trupave të FSK’së në misione paqeruajtëse

Aktuale

LDK me përshëndetje ushtarake pas votimit të kërkesës së dërgimit të trupave të FSK’së në misione paqeruajtëse

Më: 5 janar 2021 Në ora: 19:57
LDK

Kryesuesi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka publikuar një fotografi të deputetëve të kësaj partie në Kuvend.

Në fotografi shihet përshëndetja ushtarake e LDK’së, pas votimit të kërkesës së SHBA’ve për realizimin e misioneve të përbashkëta mes FSK’së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Ndryshe, kjo kërkesë u votua me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot në Kuvend. 

Ky vendim nënkupton që në bazë të ftesës së SHBA-ve, kontigjente të FSK-së do të dërgohen në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës, pra Ushtrinë Amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat