Reagimi i Haradinajt pas votimit për FSK-në në Kuvend

Aktuale

Reagimi i Haradinajt pas votimit për FSK-në në Kuvend

Më: 5 janar 2021 Në ora: 20:11
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dërgimin e kontingjentit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Iowa për mision paqeruajtës, e quan jetësim të punës së vazhdueshme dhe strategjike që është bërë në vazhdimësi si Kosovë, për të vendosur partneritet dhe aleancë të përjetshme me ShBA-të.

“Ushtria e Kosovës u bë me bekimin e Gjeneralit Mattis dhe sot Kuvendi i Kosovës mori vendim historik, për t’i dhënë drejtim synimit tonë, për një ushtri që do të sigurojë paqen në vend dhe në botë”, ka reaguar Haradinaj.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Dergimi i kontingjentit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ioëa për mision paqeruajtës, është jetësim i punës së vazhdueshme dhe strategjike që kemi bërë në vazhdimësi si Kosovë, për të vendosur partneritet dhe aleancë të përjetshme me ShBA-të.

Ushtria e Kosovës u bë me bekimin e Gjeneralit Mattis dhe sot Kuvendi i Kosovës mori vendim historik, për t’i dhënë drejtim synimit tonë, për një ushtri që do të sigurojë paqen në vend dhe në botë!

Gëzuar Kosovë!

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat