​FSK-ja bashkoi pozitë dhe opozitë

Aktuale

​FSK-ja bashkoi pozitë dhe opozitë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 20:36
Kuvendi i Kosovës

Me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Të gjitha grupet parlamentare fillimisht u shprehen pro këtij vendimi teksa kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të rrisë buxhetin dhe përkrahjen për FSK-në. E aty këtu pati edhe kritika.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu tha se është fat që Gjykata Kushtetuese ende nuk ka publikuar aktvendimin për votimin jo-kushtetues të Qeverisë Hoti, pasi në këtë mënyrë nuk do të mund të miratohej ky vendim.

Me gjithë kritikat që pati, Aliu tha se do të votojnë pro dërgimit të Kontigjentit të FSK-së jashtë vendit.

E sipas tij, për vendimin e marrë sot është meritore SHBA.

Aliu: SHBA është meritore që po merret ky vendim sot

“Është meritë e përfaqësuesve të SHBA-së, që ky vendim sot po merret, mbase ua kanë kujtuar ata, se mos t’ua kishin përkujtuar ata nuk ishim marrë fare, e kishim harru këtë punë. Pra, që të vije diçka kështu shpejt e shpejt e kësaj rëndësie kaq të madhe është dëshpruese por ne do ta votojmë. Edhe pse e dimë që këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me dështim të Ministrisë së Mbrojtjes, kemi të bëjmë edhe me dështim të misonit diplomatik, të letrave që pritej të vinin nga shette përkatëse. Është dashur të merremi me këtë punë më herët dhe që të mos na ndodh gjithçka në sekondat e fundit”, tha Aliu.

E shefi i GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, duke iu kundërpërgjgijur parafolësit të tij, tha se i vjen mirë që ndonjëherë kërkesat specifike të një ambasadori të një vendi janë të pranueshme për të gjithë. Teksa shtoi se nuk është mirë që edhe në këtë moment kaq të rëndësishëm për Kosovën po shfaqet mllefi i ditëve të fundit.

Gashi: Më vjen mirë që kërkesat e ambasadorëve të një vendi të rëndësishëm qenkan të pranueshme nga të gjithë

“Më vjen mirë që kërkesat e ambasadorëve të një vendi të rëndësishëm qenkan të pranueshme nga të gjithë. Po ashtu, po më vjen mirë që janë të pranueshme kërkesat specifike. Po më vjen keq që po dëgjoj edhe këtu atë mllefin e sharrës së ditës së fundit apo të thikave të para do ditëve. Ajo që duhet të shohim ne sot këtu, është se sot Ushtria e Republikës së Kosovës, me lejen e Kuvendit të Republikës të Kosovës, shkon në një mision paqeruajtës me kërkesë të komandës qendrore të SHBA-së. Nuk ëhstë pak, është shumë për një shtet të vogël si Kosova. Pra, sot ëshët një ditë e madhe për Kosovën. Sot, Kuvendi i R. Kosovës ka nderin të fillojë me këmbë të mbarë vitin e ri, duke autorizuar pjesëmarrjen e ushtrisë në misione paqeruajtëse në botë, në kuadër të ushtrisë amerikane, respektivisht në kuadër të gardës kombëtare të shtetit të Ioëa-s... Ne e përkrahim në plotni, pa hezitim, pa dyshim, këtë aleancë të pathyeshme”, tha ai duke shtuar se ky është ndoshta një hap i vogël në botë, por i madh për Kosovën.

Shefja e grupit parlamentar të PDK-së, Ganimete Musliu u shpreh se ky vendim është dashur të jetë vendimi i parë i kësaj legjislature.

Musliu: Ky vendim sot dëshmon luftën e drejtë të UÇK-së

“Pse u dasht që një vendim i tillë t’i vijë Kuvendit të Republikës të Kosovës në mënyrë të përshpejtuar dhe brenda 2-3 orëve të kalohet në komision e edhe tani në Kuvend. Kjo vonesë është si pasojë e neglizhencës dhe e mosnjohjes së rëndësisë së FSK-së dhe Ushtrisë së Kosovës. Djemtë dhe vajzat e FSK-së tani më krenarë se kurrë do të rreshtohen përkrahë ushtarëve amerikanë ëpr të ruajtur paqen në botë, ashtu siç me krenari u rreshtun djmetë dhe vajzat e UÇK-së në vitin 1999 për të çliruar Republikën e Kosovës nga okupatori serb... Ky vendim sot dëshmon edhe njëherë që UÇK bëri luftë të drejtë dhe të pastër për vendin dhe popullin e tij”, tha Musliu.

Në emër të AAK-së, Daut Haradinaj tha se Ushtria e Kosovës po e jetëson amanetin e Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës.

Sipas tij, kjo është ngjarja më e mirë e kësaj ligjeslature, pasi për herë të parë FSK-ja do të jetë përkrah ushtrisë amerikane.

Haradinaj: Vendimi i sotëm është meritë e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit, meritë e mijëra dëshmorëve dhe martirëve

“Përherë të parë ushtria jonë do të jetë përkrah ushtrisë më të fortë në botë, ushtrisë amerikane. Kjo është meritë e shumë brezave që kanë sakrifiku për me ardh deri tek liria, e mijëra dëshmorëve e martirëve të Kosovës. Është meritë e Ibrahim Rugovës, meritë e Adem Jasharit, është meritë e të gjithë atyre që kanë kontribu për me kriju një strukturë të sigurisë e cila do të jetë krah ushtrisë, e besoj që shumë shpejt edhe pjesë e NATO-s”, tha Haradinaj.

Shefi i GP NISMA – AKR, Endrit Shala tha se ky është hapi i parë i rëndësishëm për të shpërndarë Ushtrinë e Kosovës nëpër botë.

Shala: Ushtarët e Republikës të Kosovës të shkojnë dhe të kthehen faqebardhë nga misionet jashtë vendit

“Ne si grup parlamentar NISMA-AKR, 6+ do të votojmë për dhe njëkohësisht në emër të grupit u bëjmë kërkesë të gjithë ushtarëve dhe ushtareve të Republikës të Kosovës: shkoni dhe kthehuni faqebardhë, luftoni për liri9në dhe paqen në botë, kthehuni me fitore, garantoni lirinë dhe paqen në botë, ashtu siç dini ju më së miri”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat