Lumir Abdixhiku zbulon prapaskenat e koalicionit ndërmjet LVV-së dhe LDK-së

Aktuale

Lumir Abdixhiku zbulon prapaskenat e koalicionit ndërmjet LVV-së dhe LDK-së

Më: 5 janar 2021 Në ora: 21:13
Lumir Abdixhiku

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, njëherësh edhe një nga zërat më të përfolur për kandidat për Komunën e Prishtinës, ka folur lidhur me kohën e negociatave pas zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019-ës për koalicion mes LDK-së dhe VV-së.

Abdixhiku, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se ndër çështjet të cilat janë diskutuar në fazën e negociatave për koalicion kishte qenë edhe dakordimi që të mos e sulmojnë njëri-tjetrin.

Ai tutje tregon edhe arsyet që çuan deri tek koalicioni LVV-LDK.

“Ishin bërë dy vjet opozitarizëm i përbashkët, kishte takime të mëdha mes liderëve politik në atë kohë. Njerëzit në rrugë na uronin pas publikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, ani pse ne kishim humbur.

Në këtë situate, kam përshtypjen që problematika lindi të nisë përgjatë procesit të negociatave që zgjati shumë. Unë besoj se është lënduar relacioni përgjatë negociatave”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat