Selimi: Ashtu siç e krijoj Ushtrinë, Haradinaj do ta anëtarësojë Kosovën në NATO

Aktuale

Selimi: Ashtu siç e krijoj Ushtrinë, Haradinaj do ta anëtarësojë Kosovën në NATO

Më: 5 janar 2021 Në ora: 22:03
Ramush Haradinaj

Selim Selimi nga radhët e AAK-së tha se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj shumë shpejt do ta anëtarësojë Kosovën në NATO.

Selimi nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ tha se, sipas tij, Haradinaj ashtu siç e krijoi Ushtrinë e Kosovës, poashtu shpejt do ta jetësojë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Postimi i plotë: 

Ashtu siç e krijoi Ushtrinë e Kosovës, poashtu shpejt do ta jetësojë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO. Dyshime kishte edhe për ushtri, dyshime ka edhe për NATO-n, por per temat e sigurisë duhet t’i ipet haku Ramush Haradinajt. Urime Kosovë, një hap i vogël drejt ëndrrës së madhe për realizimin e objektivit tonë strategjik: Kosova, anëtare e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat