​Limaj: Sot po realizohet një nga amanetet e mijëra burra e grave të shumë brezave

Aktuale

​Limaj: Sot po realizohet një nga amanetet e mijëra burra e grave të shumë brezave

Më: 5 janar 2021 Në ora: 22:26
FSK

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur moment historik vendimin e Kuvendit të Kosovës për të lejuar pjesëmarrjen e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë territorit të Republikës sonë dhe krah trupave Amerikan.

Përmes një statusi në Facebook ish-komandant Çeliku ka thënë se sot po realizohet një nga amanetet e mijëra burra e grave jo vetëm të këtij brezi, por edhe brezave të mëhershëm, të cilët kanë bërë të mundur lirinë e Kosovës.

Ky është statusi i tij i plotë:

Urime, Kosovë!

Vendimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës për të lejuar pjesëmarrjen e Ushtrisë sonë në misione paqeruajtëse jashtë territorit të Republikës sonë dhe krah trupave Amerikane është një moment historik për Kosovën, që po e forcon edhe më tej një shtyllë të rëndësishme të shtetësisë, siç është ushtria.

Sot po realizohet një nga amanetet e mijëra burra e grave jo vetëm të këtij brezi, por edhe brezave të mëhershëm, të cilët kanë bërë të mundur lirinë e Kosovës.

Nuk ka privilegj më të madh dhe një ushtri nuk mund të jetë më e nderuar dhe rrallë ndodhë që një Ushtri e re, me ushtarë të lirisë, që do të marrin pjesë në misione fisnike krah ushtrive të vendeve mike, do të kujtojnë më lavdi e respekt se komandanti i parë i kësaj ushtrie ishte Adem Jashari, komandanti legjendar.

Lum për ata djem e vajza që do të veshin uniformën e Ushtrisë së Kosovës në misione paqeruajtëse krah Ushtrisë Amerikane.

Urime, Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat