Pacolli flet për zgjedhjet e jashtëzakonshme: S’e pranoj humbjen, Kosova s’duhet të dështojë

Aktuale

Pacolli flet për zgjedhjet e jashtëzakonshme: S’e pranoj humbjen, Kosova s’duhet të dështojë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 23:35
Behgjet Pacolli

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se do të jenë pjesë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. 

“Situata e krijuar në Kosovë mua më ja bërë që të jem këtu prezent. Jo për përfitime personale. Secili le ta di këtë. Unë më mirë do ta kisha me familje”, thotë Pacolli.

“Dua edhe një herë që eksperiencën time politike ta vë në funksion”, thotë Pacolli.

“Unë nuk mundem me e pranu humbjen. Unë nuk dua ta pranojë idenë që Kosova të dështojë dhe unë dua të jem aty deri në fund, derisa të bëjmë çmos që Kosova të jetë një storie e suksesit’, shton ai.

“Është shumë e vështirë. Ke të bësh me njerëz që e kanë gojën plot patriotizëm por që trategjitë e qytetarëve të Kosovës i kthejnë në kauza politike”, tha ai.

“Unë ju them se këta njerëz të cilët tentojnë që në mënyrat e veta ta marrin Kosovën nën kontroll, këta njerëz nuk do t’i shërbejnë vendit”, theksoi Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat