Kurti e ka përqeshur Bahtirin në prani të tij

Aktuale

Kurti e ka përqeshur Bahtirin në prani të tij

Më: 5 janar 2021 Në ora: 23:51
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti e ka përqeshur në prani të tij kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri.

Ai thotë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në Prishtinë.

“Ai e ka përqeshur një zyrtar timin në prani timen. Ishim në një hotel këtu në Prishtinë dhe do i kërkoja bashkëpunimin në një komunë, ishte Mitrovica.

Po e them. Kërkonim bashkëpunim dhe se flisnim për punën e Bahtirit. Ai e tha në një mënyrë qesharake se nuk mund të bashkëpunojmë”, tha Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat