​69 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

Aktuale

​69 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë duke u trajtuar 69 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga spitali tregojnë se 2 pacientë janë në respirator, ndërsa 47 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kurse 11 pacientë raportohet të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“69 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 217 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat