Lajmi i fundit/ AKR-ja e konfirmon: Së shpejti zyrtarizohet koalicioni me LDK-në

Aktuale

Lajmi i fundit/ AKR-ja e konfirmon: Së shpejti zyrtarizohet koalicioni me LDK-në

Nga: D.RR Më: 6 janar 2021 Në ora: 09:42
Behgjet Pacolli, Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Zyrtari i AKR-së, Naim Murseli i cili është edhe këshilltar i Behxhet Pacollit, në një postim në Facebook ka konfirmuar se AKR dh LDK janë në bisedime për koalicion, ku thotë se qëndrimet janë përafruar.

Murseli ka thënë se së shpejti ky koalicion do të zyrtarizohet.

Sipas tij, ky është një vullnet brenda partisë por edhe i elektoratit të AKR-së.

AKR po i afrohet koalicionit parazgjedhor me LDK-në e cila së shpejti do të zyrtarizohet. Është vullnet brenda partisë por edhe i elektoratit tonë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Murseli në Facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat