Flet Albin Kurti, ja çfarë thotë për vendimin e Kushtetueses

Aktuale

Flet Albin Kurti, ja çfarë thotë për vendimin e Kushtetueses

Më: 6 janar 2021 Në ora: 20:20
Albin Kurti

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrur gjatë ditës së sotme aktvendimin e plotë të saj rreth votës së Etem Arifit, që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë, shkuarjen në zgjedhje dhe moslejimin e personave të dënuar në tri vjetët e fundit për të kandiduar për deputet.

E derisa ky vendim ngjalli debate në të shumta në të gjitha taboret, njëra nga pikat më të diskutuara mbetet pyetja se a do të mund të kandidojë për kryeministër, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

E vetë Albin Kurti tha se po pret qëndrimin e partisë rreth kësaj çështje e deri atëherë nuk ka asnjë koment.

“Unë nuk mund t’i i komentoj komentet e të tjerëve, duhet të presim fillimisht qëndrimin e Vetëvendosjes përkitazi me tekstin e plotë të aktgjykimit që është bërë i plotëfuqishëm i Gjykatës Kushtetuese”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat