Sveçla: Me dashni për Vetëvendosjen, 14 shkurt 2021

Aktuale

Sveçla: Me dashni për Vetëvendosjen, 14 shkurt 2021

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:12
Xhelal Sveçla

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.

E pas vendimit të u.d presidentes në rrjetet sociale tashmë ka filluar fushata zgjedhore. Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka shkruar së në datën 14 shkurt do të votohet me dashni për Vetëvendosjen

“Me dashni për Vetëvendosjen. 14 shkurt 2021”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, Në njoftimin e Presidencës thuhet se “duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme”.

Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi sot aktgjykimin e plotë prej 65 faqesh lidhur me zgjedhjen jokushtetuese të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Me këtë hapet rruga për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre nga presidenti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat