Behgjet Pacolli në hall me këta persona, i paraqet në Polici

Aktuale

Behgjet Pacolli në hall me këta persona, i paraqet në Polici

Nga: N.Sh Më: 7 janar 2021 Në ora: 06:16
Behgjet Pacolli

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka paraqitur në Polici disa kriminelë kompjuterik, pasi të njëjtin kanë keqpërdorur emrin e tij në Facebook.

Pacolli ka reaguar pasi disa  llogari të rrejshme janë krijuar në emrin e tij.

Ai thotë se pas këtyre mashtrimeve, mund të merren të dhënat personale të llogarive atyre që bien pre e mashtrimit.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Javëve të fundit keni mundur të vëreni në Facebook, llogari të rrejshme në krijuara me emrin tim, me qëllimin e vetëm, përfitimin e të dhënave te juaja nga grupe kriminale, kryesisht nga nacionalitete të huaja.

Ju lutem keni kujdes nga këta kriminelë kompjuterik të cilët me mashtrime të tilla mund t’u shkaktojnë dëme duke u marrë të dhënat e identitetit por edhe llogaritë bankare.

Rastet janë denoncu ne Polici, menjëherë kur janë vërejtur por ato vazhdojnë te paraqiten edhe më tutje.

Faqja ime e vetme  është kjo, e cila është e verifikuar nga facebook, e tiketuar me tik te kaltert.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat