Kurti thotë se zgjedhjet janë referendum, nuk tregon se a do të kandidojë

Aktuale

Kurti thotë se zgjedhjet janë referendum, nuk tregon se a do të kandidojë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 12:40
Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar edhe njëherë pas publikimit të vendimit të plotë të Kushtetueses  që rrëzon qeverinë Hoti dhe e çon vendin në zgjedhje.

Kurti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kjo që ka ndodhur ditët e fundit, është ditur që nga fillimi.

Qeverinë Hoti, ai e ka quajur “kot”, të paligjshme e jokushtetuese.

“Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.

Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.

Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.

Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat