BE-ja: Presim zgjedhje transparente dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare

Aktuale

BE-ja: Presim zgjedhje transparente dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare

Më: 7 janar 2021 Në ora: 13:44
Ana Pisonero

Bashkimi Evropian pret që Kosova të mbajë zgjedhje kredibile dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë të mund të ecë përpara.

Kështu ka shkruar në një postim në Twitter, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

“Ne kemi marr njoftimin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara”.

Ajo po ashtu shkroi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me të gjithë në Kosovë për të promovuar agjendën e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat