Limaj: Projekti dhe vizioni ynë në mbrojtje të shtetit po merr përkrahje nga qytetarët

Aktuale

Limaj: Projekti dhe vizioni ynë në mbrojtje të shtetit po merr përkrahje nga qytetarët

Më: 7 janar 2021 Në ora: 18:13
Nisma Socialdemokrate

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takime të ndara, përfaqësuesit e disa prej degëve të këtij subjekti.

Limaj bënë të ditur se ky takim mes tyre, ndodhi në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

”Në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, sot kam pritur në takime të ndara përfaqësuesit e disa prej degëve të Nismës Socialdemokrate.

Jam jashtëzakonisht i kënaqur me vullnetin pozitiv dhe angazhimin e degëve tona në terren për këto zgjedhje, të cilat janë jetike për vendin tonë.

Projekti dhe vizioni ynë në mbrojtje të shtetit dhe vlerave kombëtare po merr mbështetje dhe përkrahje kudo nga qytetarët e vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat