Kryetari i Kaçanikut tregon për gjendjen e dy qytetarëve që pësuan djegie nga shpërthimi në Ferizaj

Aktuale

Kryetari i Kaçanikut tregon për gjendjen e dy qytetarëve që pësuan djegie nga shpërthimi në Ferizaj

Më: 7 janar 2021 Në ora: 20:24
Besim Ilazi

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi tha se dy qytetarë nga kjo komunë kanë pësuar djegie nën 40 shkallë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj.

Ai thotë se dy personat që u transferuan sot për shërim në Turqi kanë djegie afër 50 shkallë.

Sipas tij, rastet janë trajtuar sipas shkallës së djegies.

“Kurse edhe të tjerët së shpejti pritet të transferohen jashtë vendit, sapo të krijohen kushtet dhe kapacitetet nga ana e spitaleve aty, e jo në mungesë të mjeteve, ashtu edhe siç është aluduar”, ka shkruar Ilazi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Sot gjatë tërë ditës me kujdes të shtuar dhe me shqetësim kemi përcjellur situatën e krijuar rreth trajtimit të të lënduarve në Ferizaj, dy prej të cilëve janë nga komuna jonë. Shqetësim më të madh ndajmë sidomos me rastin e manipulimit nga ana e portaleve dhe qytetarëve të caktuar, ku edhe në këso situata gjejnë kohë për propaganda.
Pas kontakteve të vazhdueshme që kisha me Ministrin e Shëndetësisë, drejtuesit në QKUK dhe me kryetarin e Komisionit për vlerësimin e pacientëve për trajtim jashtë shtetit, u njoftova se ata po vazhdojnë të trajtohen në Prishtinë, ndërsa pritet që të transferohen në Turki, Slloveni ose në Austri për trajtim të mëtejmë. Dy nga pacientët e parë që shkuan sot për trajtim në Turki, gjithmonë sipas krerëve të QKUK-së kanë djegie afër 50 %, ndërsa dy nga komuna jonë kanë djegie nën 40 %. Pra rastet janë trajtuar sipas shkallës së djegies. Kurse edhe të tjerët së shpejti pritet të transferohen jashtë vendit, sapo të krijohen kushtet dhe kapacitetet nga ana e spitaleve aty, e jo në mungesë të mjeteve, ashtu edhe siç është aluduar.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotshme, kam kontaktuar Dr. Lul Rakën si dhe kam marrë informacionet e duhura për dy qytetarët e komunës së Kaçanikut.
Ndërkohë, ju bëjmë me dije se në asnjë rast, nuk dëshirojmë të propagandojmë, e sidomos në rast të fatkeqësive me jetë njerëzish.
Duke ju bërë thirrje disa faqeve që mos të manipulojnë me familjarët e të lënduarve, të lutemi së bashku për shërimin e shpejtë të tyre. Mbesim në kontakt për çdo zhvillim të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat