Me sondazhin e fundit, Nisma nuk e kalon pragun

Aktuale

Me sondazhin e fundit, Nisma nuk e kalon pragun

Më: 8 janar 2021 Në ora: 00:46
Nisma Socialdemokrate

Partia e Fatmir Limajt e cila në zgjedhjet e kaluara mezi arriti ta kalojë pragun, ndonëse ishte në koalicion me AKR-në, edhe këto zgjedhje do të ketë telashe. 

Sipas një sondazhi të realizuar ditëve të fundit Nisma nuk do ta kalojë pragun dhe do të arrijë vetëm 2 për qind.

Sipas rezultateve që sonte u publikuan në Rubikon të Klan Kosovës, VV u radhitur e para me 41 për qind e pasuar nga PDK me 21 për qind dhe LDK me 15 për qind.

Rënie të theksuar në këtë sondazh ka shënuar edhe AAK e Ramush Haradinajt me vetëm 8 për qind ndërsa të gjitha partitë tjera janë radhitur nën pragun 5 për qind, ku aty bënë pjesë edhe Vjosa Osmani.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat