Zbulohet emri – nëse jo Kurti ja kush do të jetë prijës i listës së LVV-së

Aktuale

Zbulohet emri – nëse jo Kurti ja kush do të jetë prijës i listës së LVV-së

Më: 8 janar 2021 Në ora: 08:38
Albin Kurti

Analistja Donika Emini komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Albin Kurtin.

Emini u shpreh se Kurti së bashku me partinë që ai drejton rritet akoma edhe më shumë kur është në opozitë apo kur sulmohet nga partitë politike.

“Albin Kurti e ka rritur opozita. Albin Kurtin e ka rritur rezistenca e partive politike, të cilat kanë qenë përgjegjësie për kapjen e shtetit në Kosova dhe rezistenca e tyre ndaj rritjes së Vetëvendosjes”, u shpreh ajo.

Sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Kurtin shihet si politik dhe kjo do të bëjë që shumë qytetarë pasivë do të votojnë më 14 shkurt. 

“Është një trend i mendimit në Kosovë që nëse i ndalohet kandidimi zotit Kurti, do të ketë edhe dalje të votuesve pasivë, të cilët për shkak të rrethanave të lidhura me COVID, apo duke menduar se VV do të jetë parti që do të votohet shumë, nuk do të dilnin në zgjedhje. Ata do dalin pikërisht tani të shtyrë nga ky vendim i Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim po konsiderohet si një vendim politik”, tha ajo më tej.

Analistja pohoi se nëse nuk do të kandidojë Kurti, listën e Vetëvendosjes mund ta kryesojë Glauk Konjufca.

“Është shumë e vështirë të mendosh për numrin 2 në Vetëvendosje. Kjo është fatkeqësia e kësaj partie. Kurti është një lider i plotfuqishëm dhe ai nuk ka reaguar mirë historikisht ndaj numrave 2 në parti”, tha ajo.

“Për nga numri i votave dhe fuqia e votave do të ishte zoti Konjufca”, përfundoi zonja Emini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat