Gani Geci: Dy vrasës me pagesë nga Shqipëria duan të më vrasin, le ta dinë kriminelët se unë do ta mbroj veten!

Aktuale

Gani Geci: Dy vrasës me pagesë nga Shqipëria duan të më vrasin, le ta dinë kriminelët se unë do ta mbroj veten!

Nga: N.Sh. Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:53
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, thotë se vrasës me pagesë nga Shqipëria duan që ta vrasin atë, shkruan gazeta "Bota sot".

Geci përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka marr intormatë se këta persona kanë emra të tjerë në Kosovë dhe emra të tjerë në Shqipëri.

Sipas tij, këta persona që i quan kriminelë nuk janë të panjohur në Kosovë, sidomos në rrethin e Dukagjinit.

Ai ka kërkuar nga Prokuroritë e Kosovës dhe Shqipërisë që të ndalojnë këta njerëz dhe t’i dënojnë.

Gjithashtu Geci ka kërkuar edhe Prokuroria Speicale në Hagë që të i intesifikojnë hetimet dhe këta dy persona dhe të tjerët  në Kosovë që nderlidhen me këtë rast të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar, shkruan "Bota sot".

Ai ka paralajmëruar se do ta mbrojnë vetën dhe pragun e shtëpisë nga secili.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë

Disa ditë më parë kam pranu një informatë se vrasës me pagesë nga Shqipëria kanë marr ofertë nga dikush në Kosovë qe ta vrasin Gani Gecin.

Vrasësit me pagesë sipas informatave të para në Kosovë përdorin emra rrejshem (pseudonime ) ndersa  në Shqipëri kanë emra tjerë.

Ghithnjë sipas informatave të para personat për të cilët bëhet fjalë nuk janë krejt të panjohur në Kosovë por ata janë te njohur kryesisht ne rrethin e Dukagjinit.

Rasti është i paraqaitur pranë organeve të hetuesisë në të gjitha nivelet që posedon Republika e Kosovës.

Për shkak të hetimeve nuk po dya të ua permendi emrat (pseudonimet)që kta kriminel perdorin në Kosovë.

Kerkoj nga dy prokurorit e dy shteteve Shqipërisë dhe Kosovës që të bashkêpunojnë mesvete dhe të ndalojnë njerëzit me precedencë penale që lëvizin në Kosovë.

Gjithashtu kerkoj edhe nga prokuroria e shtetit në Kosovë dhe prokuroria Speciale në Hagë që të intesifikojnë hetimet dhe këta dy persona dhe të tjerët  në Kosovë që nderlidhen me këtë rast të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar.

Të gjitha tentim vrasjet kundër Gani Gecit lidhen me komunikatën nr 59.

Le ta dinë edhe kriminelët nga Shqipëria edhe kriminelët nga Kosova se unë Gani Geci dhe familja ime do ta mbrojmë veten, familjen tonë dhe pragun e shtëpisë sonë me të gjitha mjetet ligjore për mbrojtje që i disponomë.

Të dashur qytetarë Disa ditë më parë kam pranu një informatë se vrasës me pagesë nga Shqipëria kanë marr ofertë nga...

Posted by Gani Geci on E premte, 8 Janar 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat