​SHKK ndalon vikendet për të dënuarit

Aktuale

​SHKK ndalon vikendet për të dënuarit

Më: 8 janar 2021 Në ora: 12:24
Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) njofton se nga data, 11 janar 2021, do të ndalojë përkohësisht lejimin e vikendeve për të dënuarit.

Si masë lehtësuese, do të vazhdohet me vizitat e lira dhe vizitat familjare, kështu bëhet e ditur në komunikatën për media nga ShKK.

“Për vizitat e lira, me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID 19, kërkohet që për aprovimin e vizitës së lirë, vizitori/ja të sjellë me vete testin me rezultat negativ në COVID 19, i cili duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë. Vizitat familjare do të vazhdohen me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës, vizitorët dhe të burgosurit janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, ( dezinfektues, distancën sociale, vendosjen e maskës). Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet në komunikatën e ShKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat