KQZ do të fillojë t’i largojë nga lista e votuesve emrat e të vdekurve

Aktuale

KQZ do të fillojë t’i largojë nga lista e votuesve emrat e të vdekurve

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:30
KQZ

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) këtë të premte ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka vendosur që të largohen nga lista e votuesve rreth 150 mijë qytetarë që nuk kanë të drejtë vote.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se largimi i këtyre personave nga lista zgjedhore do të bëhet vazhdimisht deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“Mbi 150 mijë qytetarë janë në listat e votuesve dhe nuk kanë të drejtë të vote, një numër i madh i tyre janë që kanë vdekur”.

“Do të fillojmë largimin e këtyre emrave, dhe do ta bëjmë në vazhdimësi deri në kohën kur mbahen zgjedhjet lokale”, ka thënë Daka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat