Zyra e Prokurorit të Speciales me 10 dëshmitarë kundër Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

Aktuale

Zyra e Prokurorit të Speciales me 10 dëshmitarë kundër Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:03

(E plotësuar 18:14) - Zyra e Prokurorit të Speciales në ecurinë e çështjes së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt që u mbajt sot tha se në listën e provave janë 10 dëshmitarë.

Ai tha se hetimet janë në vazhdim dhe se përveç sasisë së provave që do të paraqiten në gjykim, ZPS-ja ka edhe 114 zëra në listën e tyre.

“Hetimet janë në vijimësi, ne kemi propozuar një afat për nxjerrjen e materialeve deri në atë kohë ne do të kemi bërë edhe hetimet kryesore me kushtin që sigurisht ato hetimet të vazhdojnë edhe gjatë procesit dhe gjatë kësaj do të bëhen edhe aplikimet e përkatëseve për nxjerrjet e materialeve. Përveç sasisë së provave që do të paraqiten në gjykim, ne kemi thënë që do të kemi 114 zëra në listën tonë, presim që kjo do të jetë pjesa kryesore e provave. Po kështu në këtë javë ne kemi dorëzuar edhe dokumente që janë sipas rregullës 103, dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me provat shfajësuese.

Pra këto janë 67 që kanë qenë në këtë paket, dhe këto janë pikat e nxjerrura që janë 119 dokumente. Sa i përket listës së dëshmitarëve, lista është po ajo që kemi paraqitur në listën me shkrim, që janë 10 dëshmitarë”, tha përfaqësuesi i ZPS-së.

Në këtë seancë ai tha Zyra e Prokurorit nuk ka ndërmend që t’ju jep materiale që nuk janë publike mbrojtjes së të akuzuarve.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.

(17:24) - Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj nuk ka pranuar të paraqitet në sallën e gjyqit në Hagë për t’u vetdeklaruar i fajshëm apo i pafajshëm. Avokati i tij, Toby Cadman ka thënë se refuzimi i Haradinajt për paraqitje vjen në shenjë proteste për mënyrën e trajtimit të tij në Hagë.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Nicolas Guillou, në fillim të konferencës mbi ecurinë e çështjes së Haradinajt, ka bërë të ditur se ky i fundit nuk ka pranuar të paraqitët për vetdeklarim në Dhomat e Specializuara.

Guilluo: Haradinaj nuk pranoi të vetdeklarohet

“Më 6 janar pas kërkesës së avokatëve unë miratova që zoti Haradianj mos të ishte në pjesën e dytë të kësaj seanca dhe të merrte pjesë në video konferencë për t’u vetdeklaruar, në të njëjtën ditë avokati i zotit Haradinaj më informoi se klienti i tij nuk pranoi të ishte i pranishëm për t’u vetdeklaruar”, tha gjyqtari i procedurës paraprake.

E sipas avokatit Toby Cadman, Haradinaj e ka bërë këtë refuzim mbi bazën e protestës për mënyrën si është trajtuar në Hagë.

Cadman: Haradinaj nuk u paraqit në sallë në shenjë proteste

“Ne e kemi paraqitur me shkrim se pse zoti Haradinaj nuk ka pranuar të paraqitet, ai më ka thënë se nuk dëshiron të marrë pjesë mbi bazën e protestës për mënyrën si është trajtuar dhe që të bëhet një deklarim pafajësie në emër të tij dhe më ka thënë mua që të marrë pjesë në këtë seancë”, tha mbrojtja.

Në seancën e sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që gjykimi ndaj krerëve të OVL-UÇK të fillojë në pranverën e këtij viti, por mbrojtja ka kërkuar më shumë kohë.

Prokuroria ka përmendur 19 shkurtin si afat për nxjerrjen e materialeve të sekuestruara, ndërkohë avokatët kanë kërkuar që t’i marrin ato materiale në mënyrë që të mund të kryejnë përgatitjet e tyre.

Cadman: Duhet të kemi afate të qarta kur prokuroria do të paraqes dosjen

“Sugjerimi që hetimet duhet të kishin filluar nga mbrojtja q në shtator apo dhjetor vitit të kaluar nuk kanë lidhje fare, janë krejt të papërshtatshme. Nëse shikojmë këto materiale që janë dorëzuar kohët e fundit, pjesa më e madhe e materialit nuk do të na jepet deri më 19 shkurt, si do të mund të fillonim ne hetimet kur këto materiale nuk na janë bërë të ditura. Nuk e shikoj çfarë argumente ka prokuroria këtu. Prokuroria thotë se ende po vazhdon me intervista me dëshmitarët, kjo përben lloj shqetësimi sa i përket gatishmërisë së prokurorisë për ta dorëzuar argumentin dhe pozicioni ne saj. Duhet të kemi një lloj sqarimi, afate të qarta se kur ka ndërmend prokuroria të araqes dosjen e saj, nuk mund të fillojmë hetimet tona kur nuk e dimë çfarë çështjesh janë ngritur kundër nesh”, tha avokati Toby Cadman.

Sa i përket afatit kohor që u duhet për të kryer përgatitjet mbrojta, avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees tha kjo varet prej kohës kur do ta kenë të gjithë materialin nga prokuroria.

Rees: Prokruria të tregojë kur do të dorëzojë materialet

“PS të pranojë çështjet q kemi paraqitur në parashtrimet me shkrim në lidhje me dorëzimin e dokumentacionit që janë përshkruar në vendimin tuaj të konfirmimit, që janë përmendur paketa 1, 2 ,3 që së bashku janë klasifikuar si informacion konfidencial. Nëse prokuroria mund të na thotë kur do t’i marrim këto materiale dhe në llogaritje të përafërt sa material ka aty, pasi ta kemi atë material do të jemi në gjendje të ndihmojmë më shumë gjykatën sa kohë na duhet për përgatitje të mbrojtjes”, tha ai.

E sipas Zyrës së prokurorit të Specializuar, pjesa më e madhe e materialeve tashmë janë nxjerrë.

Nga ZPS thanë se ata kanë tri paketa me materiale për këtë çështje

Prokurori: Materialet bazë që do t’i përdorim tashmë i janë nxjerrë mbrojtjes

“Mbrojtja pret nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që Prokuroria t’i jap armët në dorë për të luftuar që të akuzuarit kanë përdorur për të kryer krimet e tyre. Po të bënim këtë do të ishte në kundërshtim me parimin e procedurave që ka ngritur ZPS…Pjesa më e madhe e materialeve që do t’i përdorim si bazë janë nxjerrë tashmë, janë vënë në dispozicion, akuzat janë të qarta kështu që ata i kanë të gjitha mundësitë si mbrojtje të fillojnë hetimin e tyre. Sigurisht nëse ne do të nxjerrim materiale të tjera sigurisht që ata do të kenë të nevojshme hetime të tjera, por sa i takon fillimit së procesit të hetimit nga ana e tyre prokuroria nuk e kupton pse mbrujtja nuk ka filluar tashmë”, tha prokurori.

Prokuroria e Specializuar ka njoftuar se ka 838 faqe materiale dhe dhjetëra materiale audio apo filmike.

Avokatët kanë deklaruar se u duhen deri ën dy muaj kohë që përgatisin mbrojtjen.

Konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes do të mbahet disa ditë pas 19 shkurtit, pas dorëzimit të materialeve nga prokuroria.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, janë arrestuar më 25 shtator nga policia e EULEX-it ku paraprakisht ishin bastisur zyrat e organizatës.

Ata po akuzohen për pengim të drejtësisë, meqë të njëjtit, përmes konferencave për media kishin deklaruar se në zyrat e tyre, nga një person i panjohur kanë arritur dosje të cilat kishin rrjedhur nga gjykata Speciale.

(16:45) - Prokuroria kërkon që gjykimi ndaj krerëve të OVL-së së UÇK-së të nisë në pranverë, mbrojtja më vonë

Prokuroria e Specializuar ka kërkuar që gjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të nisë në pranverën e këtij viti, ndërkaq mbrojtja ka kërkuar që një gjë e tillë të bëhet në mes të verës.

Në seancën statusore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, Prokuroria ka thënë se ka tri paketa me materiale dhe ka përmendur 19 shkurtin si afat për nxjerrjen e materialeve të sekuestruara.

Pala mbrojtëse ka kërkuar që t’i marrë këto materiale, duke shtuar se Prokuroria po refuzon ta bëjë një gjë të tillë.

Prokuroria e Specializuar ka njoftuar se ka 838 faqe materiale.

Avokatët e Gucatit dhe Haradinajt kërkuan së paku një ose dy muaj për të kryer hetimet e nevojshme që të mund të përgatisin mbrojtjen dhe kërkuan që Zyra e Prokurorit të Specializuar të nisë me nxjerrjen e materialeve, përfshirë edhe materialet shfajësuese.

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt insiston në kthimin e materialeve filmike të nxjerra nga OVL

Mbrojtja e Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, të akuzuar në Gjykatën Speciale, po këmbëngulin se nuk fillojnë përgatitjet e tyre, nëse Zyra e Prokurorit të Specializuar, nuk iu kthen pamjet filmike të cilat ndodheshin në zyrën e OVL UÇK-së.

”Shpresoj që ZPS është në dijeni për parashtrimet tona të bëra me shkrim, ku kërkohet që Prokuroria të japim materiale të cilat përmbajnë informacion të mbrojtur”.

”Kemi kërkuar Prokurorisë që pamjet filmike që nxjerin këta persona të dhënë në shoqatën e luftës, të na i japin neve”.

”Kemi ngritur parashtrimet tona me faktin se aktakuza përmend bashkëpunëtorë, persona të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në dhënien e këtij materiali në Shoqatën e Luftës së UÇK-së”, ka deklaruar avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Ellison Rees.

”Pa na u bërë kjo gjë nuk fillojmë përgatitjet”, është shprehur ai.

Tutje avokati i Nasim Haradinaj, Toby Cadman, kërkoi që Prokuroria të sqarojë në detaje rreth kësaj procedure.

”Nuk mendoj që ne mund të fillojmë, pa na u sqaruar në shkallë të mjaftueshme gjërat nga Prokuroria. Nuk mund të fillojmë hetimet tona, në bazë të materialeve të cilat nuk i kemi në dispozicion”.

”Materialet që na ka japur në dispozicion nuk na ndihmojnë për të konstatuar nëse ka apo jo informacion të mbrojtur”.

”Nuk e di si Prokuroria mban këtë qëndrim zotëri Gjykatës. Duhet të ketë qartësi”.

(16:12) -  Zyra e Prokurorit të Speciales: Nuk kemi ndërmend t’ju japim materiale mbrojtjes së të akuzuarve

Përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit tha nuk e ka ndërmend që t’ju jep materiale mbrojtjes së të akuzuarve.

“Siç e dini zyra e prokurorit ka thënë se nuk ka ndonjë arsye pse të mos fillojë gjyqi në fillimin e pranverës së këtij viti.

Pjesa më e madhe  e materialeve tani më i është dhënë atyre, mbrojtja e ka ditur se për çfarë është kjo çështje. ZPS nuk ka ndërmend që t’ju jep materiale mbrojtjes”, tha përfaqësuesi i ZPS-së.

Ai thotë se mbrojtja e të akuzuarve po pret që Prokuroria t’ju japi armët në dorë për të luftuar ndaj krimeve që i kanë bërë.


***

(15:57) - Gjykatësi i procedurës paraprake, ka njoftuar se Nasim Haradinaj nuk pranoi të paraqitet për vetdeklarimin e tij për fajësinë apo pafajësinë e tij.

Avokati i tij tha se Haradinaj nuk dëshiron të marrë pjesë mbi bazën e protestës për mënyrën se si është trajtuar.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit (“z. Gucati”) dhe Nasim Haradinajt (“z. Haradinaj”), për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.

(15:50) - Ka filluar seanca ndaj krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale.

***

Kryetari dhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, sot do të dalin sërish para Gjykatës Speciale.

Sipas njoftimit të Speciales, Gucati e Haradinaj, do të dalin para Gjykatës Speciale në Hagë në orë 15:00, por që transmetimi, sipas rregullave, pritet të bëhet me 45 minuta vonesë.

Është konferencë e radhës statusore për ta.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Ata u akuzuan për frikësim të dëshmitarëve të Gjykatës, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gucati e Haradinaj janë arrestuar në fund të shtatorit të vitit të shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat