Azem Vllasi: Ky është kandidati më i mirë për kryeministër

Aktuale

Azem Vllasi: Ky është kandidati më i mirë për kryeministër

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:13
Azem Vllasi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi, thotë se qytetarët ndihen të lodhur nga zgjedhjet, të cilat nuk po prodhojnë stabilitet qeverisës.

Sipas tij, më e rëndësishme është që ata që hyjnë në Parlament të tregohen përgjegjës ndaj popullit dhe shtetit.

Vllasi konsideron se kandidati më i mirë për kryeministër, në këto zgjedhje është Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Kuptohet, më humbësi do të del ai lista e të cilit merr më së paku vota, pa marrë parasysh kush është ai si person. Personalisht, mendoj se për Kryeministër më i miri do të ishte kandidati i PDK Enver Hoxhaj. PDK do të del mirë me rezultate të zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Sipas Vllasit, shanse të mira ka edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Edhe Albin Kurti ka shansa të mira pasi që VV do të kalojë mirë në zgjedhje. Por, të gjithë tjerët do t’i bëjnë probleme. Mbetet të shihet si qëndron ai në raport me Vendimin e Gjykatës Kushtetuse që e qoi Kosovën në zgjedhje të reja”, theksoi ai.

Ndërkaq, sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas tij do të bie dukshëm me rezultate.

“LDK në këto zgjedhje do të bie dukshëm nën nivelin që kishte në zgjedhjet e fundit”.

Nga ana tjetër, Vllasi thotë se Vjosa Osmani po i bën vend të mirë vetes në skenën politike.

“Vjosa Osmani është duke i bërë vetes vend të mirë në skenën politike. Së pari për shtetin dhe popullin e pastaj për vete. Ky duhet të jetë parim për njerëzit në pushtet”, ka shtuar ai.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më datën 14 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat